Kërcënojnë punëtorët e Jugohromit, të shtunën bllokojnë autostradën Tetovë-Shkup

Punëtorët e Jugohromit nuk janë të kënaqur me vendimin që e solli drejtoria e Jugohromit, në lidhje me pushimin e detyrueshëm një mujor edhe atë me 70% të rrogës. Ata kanë paralajmëruar që në shenjë proteste këtë të shtunë nga ora 10 e mëngjesit të bllokojnë autostradën Shkup-Tetovë, raporton televizioni 21.

Nga sindikata e punëtorëve të Jugohromit kërkojnë një zgjidhje afatgjate, në të kundërtën, kërcënojnë se do vazhdojnë me protesta.

“U arrit një marrëveshje afatshkurtër për çështjen e punëtoreve, që në muajin e 11 te kemi njëfarë mbulimi dhe të mos largohemi nga puna. Mirëpo siç po e shihni muaji po kalon dhe neve na duhet një zgjidhje afatgjate, faktikisht kërkojmë punë. Prandaj do të bëjmë një presion.” u shpreh Bajram Amiti, Kryetarë i Sindikatës së Jugohrom-it.

LEXO: U mbyll fabrika “Jugohrom” deri në mesnatë do të fikë furrat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button