Kush është Donald Trump, presidenti i 45-të i SHBA-ve?

Biznesmeni Donald Trump, kandidati nga radhët e Partisë Republikane që fitoi zgjedhjet e 58-ta në SHBA, arriti të bëjë befasi të madhe duke u bërë presidenti i 45-të i SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).

Procesi i 58-të zgjedhor i cili filloi me zgjedhjet preliminare më 1 shkurt 2016, përfundoi me zgjedhjet që u mbajtën dje në 50 shtete dhe në Washington DC.

Trump fitoi të drejtën për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë duke e lënë prapa konkurrenten e tij me përvojë, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, dhe në këtë mënyrë arriti të bëhet personi i parë pas 60 vitesh merr postin presidentit pa patur paraprakisht karrierë politike duke bërë një befasi të madhe.

Trump, i cili merr detyrën në moshën 70-vjeçare, njëkohësisht do ta mbajë epitetin e presidentit më të moshuar në historinë e SHBA-ve.

– Kush është Donald Trump?

Trump ka lindur më 14 qershor 1946 në New York, si fëmija i katërt nga pesë fëmijët e Frederick dhe Mary MacLeod. Ai është nipi i biznesmenit amerikan me origjinë gjermane Frederick Trump.

I inspiruar edhe nga babai i tij i cili merrej me pasuri të patundshme, Trump qysh në moshën e rinisë shprehu interesim në fushën e pasurive të patundshme. Në vitin 1968, Trump u diplomua në Universitetin e Pennsylvanias në drejtimin e ekonomisë.

Në vitin 1971, ai mori kontrollin e kompanisë së babait të tij dhe emëroi atë në “Trump Organization”.

Qendrën e kompanisë Trump e zhvendosi në Manhattan. Për një kohë të shkurtër ai arriti të bëhet i njohur me hotelet që i ndërtoi. Ndërkaq, prgrami televiziv “The Apprentice” (Praktikanti) që filloi ta realizojë në vitin 2004 në kanalin amerikan NBC, i ndihmoi tutje në ngritjen e famës së tij.

– Pasuria e tij 3.6 miliardë dollarë

Trump, i cili në vitin 2016 hyri në listën e “400 njerëzve më të pasur në botë” nga revista Forbes, thuhet të ketë pasuri prej 3.6 miliardë dollarësh.

Gjatë fushatës parazgjedhore, tatimet e vjetra të Trump-it u bënë shpesh herë temë diskutimesh, ndërkohë që u pohua se ai nuk ka paguar tatimet në 18 vitet e fundit.

Kush është Donald Trump?
Kush është Donald Trump?

– Kandidat për Çmimin Nobel për Paqe

Trump, i cili u kritikua për retorikën e tij islamofobike në SHBA, në vitin 2016 ishte nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për “paqen e tij të fuqishme nëpërmjet ideologjisë së forcës, e përdorur si një armë parandalimi kundër Islamit radikal, DEASH-it, Iranit bërthamor dhe Kinës komuniste”, megjithatë nuk e fitoi atë.

Ndërkaq, zv/presidenti i Trump, Mike Pence, ka kryer detyrën e guvernatorit të Indianas.

Ai ka pesë fëmijë nga tre martesa. Trump që nga viti 2005 është i martuar me Melania Trump.

Pasi fitoi të drejtën për t’u bërë presidenti i 45-të i SHBA-ve, Trump do ta marrë zyrtarisht detyrën nga presidenti aktual Barack Obama në ceremoninë që do të mbahet më 20 janar 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button