Obama: Tranzicion i lehtë dhe i suksesshëm në presidencën Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thotë se e ka angazhuar personelin që të punoj sa më tepër që të jetë e mundur për sigurimin e tranzicionit të lehtë dhe të suksesshëm të autoritetit, kur presidenti i zgjedhur, Donald Trump, nga Partia Republikane, inaugurohet më 20 janar, transmeton REL.

Në paraqitjen e tij të parë publike prej se rezultatet e zgjedhjeve presidenciale konfirmuan se Trump e ka fituar shumicën e votive në Kolegjin Elektoral për tu bërë president, Obama tha se i ka ururar Trumpit gjatë një bisede telefonike dhe e ka ftuar atë që ta vizitoj Shtëpinë e Bardhë, gjatë ditës së nesërme, për fillimin e tranzicionit.

“Tranzicioni paqësor i autoritetit është njëri nga shenjat kryesore të demokracisë sonë dhe gjatë pak muajve të ardhshëm ne do ta tregojmë këtë para botës”, tha Barack Obama, gjatë fjalimit të tij të sotëm në Shtëpinë e Bardhë në Uashignton.

Fjalimi i zotit Obama u bë pak kohë pasi Hillary Clinton, candidate demokrate për presidente, e pranoi disfatën në zgjedhjet presidenciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button