Ja çfarë thonë partitë politike të Maqedonisë për zgjedhjen e Trumpit

Maqedonia pret vazhdimin e raporteve të mira me SHBA-të, pavarësisht fitores së republikanit, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale amerikane. Kështu vlerësojnë drejtuesit e të gjitha partive politike, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për ato në pushtet apo opozitë, shkruan REL.

“Maqedonia dhe SHBA-të kanë raporte të mira, raporte që bazohen në respektin e ndërsjellë, raporte që zgjasin që shumë dekada, pavarësisht nëse republikanët apo demokratët janë në pushtet në SHBA, apo pa marrë parasysh se kush është në pushtet në Maqedoni.”

“Është vendim i popullit amerikan dhe kjo duhet të respektohet. Pra, tani pas zgjedhjeve në SHBA dhe pas atyre në Maqedoni – që do të mbahen më 11 dhjetor – presim që qeveria e re e VMRO-së dhe administrata amerikane të vazhdojnë zhvillimin dhe thellimin e mëtejmë të raporteve mes dy shteteve”, ka deklaruar Vllatko Gjorçev, zyrtar i lartë i VRMO DPMNE-së së ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Edhe nga Lidhja Social-demokrate e opozitës nuk presin ndryshim në politikën amerikane ndaj Maqedonisë, edhe pse thonë se duhet parë se kush do të jenë figurat kyçe të politikës së jashtme amerikane.

Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryetare e LSDM-së, thotë se respekton vullnetin e popullit amerikan për ndryshim, edhe pse i vjen keq që në krye të shtetit më të fuqishëm në botë nuk u zgjodh një grua.

“Si grua nuk mund të mos them se më vjen keq që një nga shtetet më të fuqishme në botë nuk fitoi një grua për presidente, por zgjedhjet amerikane përcollën dy mesazhe të fuqishme se as mbështetja e fuqishme mediatike për ndonjë kandidat të caktuar nuk është mjaftueshme kur qytetarët kërkojnë ndryshme.”

“Besoj se këtë mesazh do ta përçojnë edhe qytetarët e Maqedonisë në zgjedhjet më 11 dhjetor. Në raport me Maqedoninë, deri më tani, nuk ka pasur ndonjë ndryshim, pavarësisht se kush udhëheq administratën amerikane. Ajo gjithmonë ka pasur mbështetje, qoftë politike apo ekonomike. Duhet pritur se kush do të jenë figurat kyçe të administratës së tij”, ka deklaruar Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryetare e Lidhjes Social-Demokrate.

Edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim – që drejtohet nga Ali Ahmeti – nuk presin ndryshim të politikës amerikane ndaj Maqedonisë. Deputeti Artan Grubithotë se politika e jashtme e demokracisë në botë nuk do të ndryshojë në raport me Maqedoninë dhe Ballkanin në përgjithësi.

“SHBA ka qenë dhe do të mbetet aleate e fuqishme e Maqedonisë”, ka deklaruar deputeti Artan Grubi

Se ndryshime në politikën amerikane ndaj Maqedonisë nuk do të ketë, e tha edhe ambasadori amerikan Xhes Bejli, i cili kishte organizaur një pritje për partitë dhe mediat që të ndjekin publikimin e rezultateve të zgjedhjeve.

Ai tha se “njerëzit në SHBA dhe Maqedoni dëshirojnë prosperitet dhe jetë më të mirë për fëmijët e tyre, paqe dhe përparim në botë”. Jo gjithmonë, tha Bejli, pajtohemi se si të arrijmë këto gjëra, por qëllimi mbetet i njëjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button