KSHZ i kërkon Gjykatës që sa më parë të lëshohen vërtetimet për kandidatët

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kërkon nga Gjykata Themelore Shkupi 1 që më shpejtë të hartojë certifikatat për kandidatët për deputetë që nuk janë në procedurë penale, duke pasur parasysh se afati për dorëzimin e listave të kandidatëve, sipas Kodit Zgjedhor, skadon të premten në mesnatë.
Një përfundim i tillë u miratua në seancën e djeshme të Komisionit Zgjedhor. Kandidatët për deputetë kandidaturën e tyre në KShZ duhet ta paraqesin deri në mesnatë të premten, ndërkohë që sipas reagimeve të partive nga Gjykata kanë marrë shpjegime se certifikatat do të përgatiten brenda pesë deri në shtatë ditë, e cila do të thyejë afatin e përcaktuar në Kodin Zgjedhor.
Nga KShZ-ja tani për tani ende nuk mund të thuhet se problemi që ka ndodhur me lëshimin e këtyre certifikatave mund të pengojnë procesin zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button