Protesta nëpër qytetet amerikane kundër zgjedhjes së Trampit për president

Pasi u shpallën rezultatet nga zgjedhjet presidenciale, në të cilat fitoi republikani Donald Tramp, në protesta nëpër rrugët e shumë qyteteve nga shtetet federale perëndimore amerikane doli një numër i madh i popullatës së zemëruar, transmetoi DPA.

“Ky nuk është presidenti im!” brohoritën studentët dhe oponentët e tjerë të presidentit të ri, të cilët morën pjesë në marshet disa mijëshe protestuese nëpër Los Anxhelos, San Diego, Okland, Portland dhe qytete të tjera.

Incizime nga protestat, të ngjitura në Internet, i tregojnë protestuesit të cilët ndezin qirinj dhe pishtarë. Në njërin prej tyre shihet si digjet flamuri amerikan.

“Nuk mund të kuptoj si vendi ynë mund të votojë për këtë njeri të tmerrshëm”, komentoi një pjesëmarrës në protestë në Los Anxhelos.

Ikona e pop muzikës Lejdi Gaga, mbështetëse e flaktë e Hilari Klintonit, e cila për të e zhvilloi fushatën dhe mori pjesë në mitingun e saj të fundit parazgjedhor, në Nju-Jork protestoi para kullës Tramp. Ajo në Instagram vendosi një fotografi të saj, e cila tregon si qëndron drejt pas një kamioni me mbeturina dhe e mban parullën “Dashuria do të mbisundojë ndaj urrejtjes së Trampit”. Kjo ishte një prej parullave parazgjedhore në fushatën e Hillari Klinton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button