Një banor i Manastirit është munduar ta përdhunojë fqinjen e tij

Një banor i Manastirit është munduar ta përdhunojë fqinjen e tij 33 vjeçare, e cila ka kërkuar ndihmë nga ai.

Siç kumtoi MPB-ja, mbrëmë fqinja ka shkuar te B.N. të kërkojë ndihmë rreth instalimit të ujit. Kur ka hyrë në sallonin e shtëpisë së tij, ai fizikisht e ka sulmuar duke u munduar të kryejë veprime seksuale ndaj saj. Pasi e dëmtuara ka filluar të kundërshtohet, ai ia ka shqyer veshjen e brendshme.

Nga MPB informojnë se për ngjarjen është i njoftuar Prokurori publik. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër autorit do të parashtrohet padi penale për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “përdhunim”, kryerje të veprimeve tjera seksuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button