E humbi jetën një kumanovar në një fatkeqësi me traktor
Pesëdhjetë e pesëvjeçari D.A. nga fshati i Kumanovës, Gabresh dje pasdite e humbi jetën, duke u rrëzuar nga traktori me të cilin lëvronte.
Siç kumtoi policia, mbrëmë rreth orës 18:45, në një arë në fshatin e Kumanovës, gabresh, D.A. (55) nga ky fshat, duke lëvruar, është përmbysur me traktor dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Ekspertizë ka kryer ekipi i SPB-Kumanovl. me pëlqimin e prokurorit publik, trupi i të vdekurit i është lënë familjes.