Radhë që s’mbahen mend para vendvotimeve në SHBA

Në disa orët e para nga fillimi i votimit të sotëm për zgjedhjet në SHBA shënohen deri më tani radhë që s’mbahen mend para vendvotimeve, që sipas mediumeve amerikane, tregon se jehona e votimit të sotëm do të jetë shumë e lartë.

Rreth orës 13:00 sipas kohës së mesme evropiane u hapën vendvotimet e para në shtetet federale lindore amerikane.

Në zgjedhje, të drejtë vote kanë rreth 225 milionë amerikanë, të cilët do të zgjedhin president të ri, një të tretën e anëtarëve të Senatit, si dhe prëbërje të re të Dhomës përfaqësuese.

CNN lajmëroi se mbështetës të kandidates presidenciale demokrate, Hillari Klinton u kanë dërguar porosi votuesve “të kursejnë kohë dhe të votojnë përmes SMS”. Tani për tani nuk ka konfirmim për informata të këtilla, të cilat, nëse janë të vërteta, paraqesin manipulim sepse votat përmes SMS janë të pavlefshme.

Klinton rezultatet nga zgjedhjet do t’i presë në qendrën konferenciale “Xhejkob K. Xhevic”, përderisa kundërkandidati i saj republikan në hotelin “Hillton”.

Sipas projeksionit të fundit të Ipsos, Hillari Klinton ka rreth 90 për qind gjasa për fitore në zgjedhje.

Në të njejtën kohë në bursat evropiane është regjistruar rritje e vlerës së aksioneve, që sipas analistëve tregon se investuesit presin fitore të Klintonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button