Rusia dhe SHBA-ja u prononcuan kundër ndryshimeve në procedurën për veto në Këshillin e Sigurimit të KB-së

Rusia dhe SHBA-ja u prononcuan kundër çfarëdo ndryshimi në procedurën për vendosjen e vetos në Këshillin e Sigurimit të KB-së njoftoi TASS.

Të drejtë vetoje kanë pesë anëtaret e përhershme të Këshillit. Për vendosjen e vetos Moska dhe Uashingtoni nga njëra anë, kanë mendim të ndryshëm nga Londra dhe Parisi.

Propozimi për kufizimin e zbatimit të së drejtës të vetos në situata, në të cilat kërkohet miratimi i masave urgjente me qëllim të parandalimit të krimeve masive, u dha nga ana e presidentit francez Fransoa Oland.

Nisma nuk nënkupton kryerjen e ndryshimeve në kushtetutën e KB-së. Me të propozohet fillim i procedurës speciale.

Me kërkesë të të paktën 50-të vendeve të KB-së, sekretari i përgjithshëm i organizatës duhet ta vlerësojë situatën, e cila do të shqyrtohet në Këshill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button