Clinton fiton në fshatin e babait të Obamas në Kenia

Garuesja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Hillary Clinton ka mposhtur bindshëm të martën rivalin e saj Republikan në votimet të mbajtura në fshatin e familjes së presidentit Barack Obama në Kenia, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një garë e cila padyshim se nuk mund të paraqesë barometër për garën e përgjithshme elektorale, elektorati në Kogello i cili numëron qindra votues u përcaktua me 76 përqind në favor të Clintonit ndërkohë që 22 përqind votuan për Donald Trump.

Shumë nga votuesit u shfaqën herët në mëngjes për të hedhur votat e tyre në dy kutitë që mbanin fotografitë e të dy kandidatëve presidencial ndërkohë që oganizatorët ishin të veshur me ngjyrat e flamurit të SHBA-ve.

“Obama është nga ky fshat prandaj është e natyrshme që banorët të përkrahin secilin atë që gjen përkrahjen e Obamas”, deklaroi për Anadolu Agency afaristi lokal Kennedy Otieno.

“Unë votova për Clintonin”, tha ai.

Në një vend ku manipulimi i zgjedhjeve është një pretendim i dëgjuar shpesh, prania e rojeve të sigurisë është e nevojshme për mbarëvajtje të procesit.

“Pa manipulime, të lira dhe korrekte, zgjedhjet tona janë të tilla”, deklaroi njëri nga votuesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button