Ademi: Rekomandimi i KE-së do të jetë i kushtëzuar

Zëvendëskryeministri Ademi mbrëmë në emisionin “360 Gradë” në “Alsat-M”, ku temë  bisede ka qenë raporti i progresit që të mërkurën do e bëjë publike Komisioni Europian për Maqedoninë lidhur me përmbushjen e reformave si dhe dhënien e rekomandimit për bisedime për anëtarësim në BE, tha se tashmë KE ka ndryshuar metodologjinë e vlerësimit dhe dhënies së rekomandimit e raportit të progresit.

“Siç e dini KE dhe eurokomisioneri Johanes Han dhe shërbimet e tij përgatisin raport ekspertësh për progresin e vendeve lidhur me statusin e reformave në aspekt të përmbushjeve të aspekteve ekonomike dhe 33 kapitujt e të drejtës përfshirë dhe kapacitetet e administratës nga viti i kaluar. KE ka ndryshuar qasjen jo vetëm e progresit për 12 muaj por edhe për gjendjen prej fillimit të procesit e deri në publikimin e raportit, kemi një metodologji të re. Në 2015 në kuadër të kritereve fushat vijuese që ju nënshtruan ishin gjyqësori, media e lirë, reformat në administratë dhe ato ekonomike, kapituj që kanë të bëjnë me statistikën dhe kontrollin financiar, këtë vit do t’i nënshtrohen dhe ekonomia e lirë transporti etj”, tha Ademi duke theksuar se si çdo herë edhe këtë vit besojmë se do kemi një raport korrekt do pasqyrohet progresi në kultivimin e dialogut politik dhe marrëveshjen por edhe do ketë rekomandime sugjerime në fushat e reformave prioritare.

Sipas tij për shkak të krizës politike vendi do të ketë një rekomandim të kushtëzuar.

“Marrëveshja politike e 20 korikut do jetë elementi kryesor që do të ndikojë në formulimin e rekomandimit, rekomandim do ketë por të kushtëzuar. Reagimet e para do jenë në atë se nuk është shënuar ndonjë hap pozitiv por duke e pasur parasysh situatën politike marrja e një rekomandimi edhe me këtë formulim aq më tepër kur në KE mendohet në ndryshim të dinamikës së dhënies së rekomandimeve, pakoja e ardhëshme e anëtarësimit do jetë në vitin 2018, do jetë inkurajim për procesin e reformave”, shton Ademi

Sipas Ademit konstatimet e KE në raport priten që të jenë në proces të vazhdimit të reformave duke theksuar se  të gjitha partitë politike në vend kanë për orientim integrimet euroatlantike.

“Besoj në këtë që e them sepse Maqedonia ka kapacitet për proceset reformuese por ne kemi për obligim të kryejmë detyrat tona që partnerëve tonë t’u japim argumente se e meritojmë atë”, shton Ademi.

Ai gjithashtu theksoi se  BDI-ja në platformën e saj fuqishëm qëndron pas përpjekjeve tona për integrime euroatlantike si alternativë e vetme që mundëson një zhvillim afatgjatë dhe jetë më të mirë

“Jemi dëshmitarë se 1 vit e gjysëm jemi në krizë politike që ka dhënë efektet dhe pasojat përfshirë dhe reformat me agjendën e BE. BDI ka luajtur një rol konstruktiv gjatë diskutimit të temave duke besuar si e vetmja alternativë për dalje nga kriza ka qenë arritja e marrëveshjes politike organizimi i zgjedhjeve dhe të vazhdohet me reformat”, thekson zëvendëskryeministri Ademi në emisionin “360 Gradë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button