FMN: Miratohet huaja financiare për Moldavinë

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka miratuar një shumë prej afro 180 milionë dollarëve hua për Moldavinë, para rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat mund të ndodhë afrim i këtij vendi ndaj Bashkimit Evropian ose lëvizje kah Rusia, njofton REL.

Me rastin e dhënies së kësaj huaje është theksuar progresi në reformat ekonomike.

FMN-ja dhe Bashkimi Evropian i patën ngrirë ndihmat për Moldavinë, pasi 1 miliard dollarë u zhdukën nga tri banka të Moldavisë në vitin 2014, duke e futur këtë vend në trazira dhe recesion.

FMN-ja tha se ekonomia e Moldavisë i është kthyer rritjes, derisa qeveria e ka forcuar sektorin bankar dhe e ka përmirësuar kornizën rregullatore, gjatë dy viteve të kaluara. Janë kërkuar më tepër reforma në bankën qendrore dhe sistemin e drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button