Përfundon fushata parazgjedhore në SHBA

Me nëntë mitingje prej të cilave një saktë para mesnate sipas kohës lokale Hilari Klinton dhe Donald Tramp përfundojnë me fushatën parazgjedhore për president të SHBA-së.

Klinton (69) shpreson se do të jetë gruaja e parë presidente në SHBA dhe sot caktoi dy mitingje në Pensilvani, një në Miçigen dhe të fundit në Karolinën Veriore para mesnatësh sipas kohës lokale.

Tramp (70) ishte në Saragosta, ndërsa më pas ka pasur mitingje në Karolinën e Veriut, Pensilvani, Miçigen, Nju-Hempshir.

Në Saragosta, në shtetin e Floridës, Trampi deklaroi se fitorja do të nënkuptojë fund të “Uashtingonit të korruptuar”.

Sipas anketës më të re të Universitetit Kunipiak, Tramp dh Kliton janë me rezultate të barabarta në Karolinën Veriore dhe në Floridë.

Të dy kandidatët janë me shkallë të lartë historike të jopopullaritetit (50 për qind nuk e përkrahin Klintonin, ndërsa 62 për qind Trampin).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button