Qëlloje LSDM-në qoftë edhe me letër tualeti!

[Recension: DO TË DH**HEN DHE DO TË QAJNË: LSDM-ja e Kratovës më e përgatitura për zgjedhje – kanë blerë një grumbull letër tualeti dhe facoleta]

Tekst i pahijshëm komentues, përplot me spekulime i cili në mënyrë të njëanshme e sulmon dhe e diskrediton një parti politike. Aq më tepër, vihet në rolin e parashikuesit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

kje-se-poserat-i-kje-plachat-sdsm-kratovo-najspremni-za-izbori-nabavile-cel-kup-toaletna-hartija-i-salfeti-zurnal-netLinku deri te artikulli origjinal: DO TË DH**HEN DHE DO TË QAJNË: LSDM-ja e Kratovës më e përgatitura për zgjedhje – kanë blerë një grumbull letër tualeti dhe facoleta

Data dhe koha e publikimit: о2.11.2016, 20:13

Data e recensionit: 08.12.2015

Recensues: Simona Аtanasova

PUBLIKIM MANIPULUES DHE OFENDUES

Manipulimi, njëanshmëria dhe senzacionalizmi janë karakteristikat kryesore të këtij teksti, i cili në disa raste i shkel parimet e përcaktuara në Kodin e gazetarëve, veçanërisht nenin 15, i cili thotë se: “Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.”

Në tekst thuhet se “pas publikimit të rezultateve nga anketat”, mirëpo nuk është shkruar se për cilat anketa bëhet fjalë dhe cilat kanë qenë ato rezultate. Në publik gjatë periudhës së kaluar u paraqitën një numër i madh anketash me dallime të mëdha në rezultate. Kështu, nuk është e qartë se cilave anketa u referohet teksti.

Qëllimi i pahijshëm i artikullit ndaj publikut dhe publikut lexues vërehet në gjithë artikullin, ndërsa senzacionalizmi fillon që në titull, i cili është futur vetëm që ta manipulojë publikun.

Përdoren shprehje si „do të dh**hen nga frika “, “për t’i fshirë lotët dhe qurrat zgjedhore”, që nuk i ngjan artikullit gazetaresk dhe është në kundërshtim të plotë me Kodin e gazetarëve.

Me afrimin e zgjedhjeve, dhe siç është gjithnjë e më e qartë humbja e dhjetë, e pashmangshme, jubilare e LSDM-së që do ta pësojë më 11 dhjetor, frika dhe paniku që sundon te partia e Zaevit, reflektohet ndryshe në të gjitha vendet.

Disa, pritjen e humbjes e shfrytëzojnë në mënyrë më konstruktive dhe me kohë kanë vendosur të sigurojnë material të mjaftueshëm për fshirjen e gjurmëve dhe të përgatiten në mënyrë adekuate për qarjen, pikëllimin, lotët dhe qurrat që do të jenë pamje e pashmangshme natën ndërmjet 11 dhe 12 dhjetori kur do të shpallen rezultatet.

Artikulli lexuesve ua imponon mendimin se humbja e LSDM-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare është e pashmangshme, edhe pse nuk ka sqarim të argumentuar se ku bazohet kjo prognozë.

Ashtu siç është shkruar ky material le përshtypje se ideja e tij është të krijojë një pasqyrë se opozita është humbëse e sigurt e zgjedhjeve.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button