Tetovë, kushte të tmerrshme në shkollën “Liria”: Nga reshjet pikon çatia (VIDEO)

Çatia e Shkollës Fillore “Liria” të Tetovës është gjysmë e shkatërruar, gjë që rrezikon që të bie mbi kokat e nxënësve dhe të punësuarve në këtë institucion, njofton Portalb.mk.

Arif Selami, prind i një nxënësi në këtë shkollë, ndanë me të gjithë një video të filmuar nga shkolla, ku shihet se si rrjedh ujë nëpër korridoret e shkollës si pasojë e çatisë së prishur.

“Sot e dërgova djalin në shkollë dhe u ballafaqova me një situatë që doja ta ndaja me ju! Bëhet fjalë për shkollën fillore “Liria”, në Qendër të Tetovës, jo më larg se 200m nga objekti Komunal!
Prindër të dashur, ardhmëria e fëmijëve tanë është në pyetje, a jemi të vetëdijshëm për këtë!?
Paaftësia, krimi dhe korrupsioni s’kanë si të rezultojnë ndryshe!”, shkruan Selami.

Portalb ka kontaktuar me drejtoreshën e shkollës, Shpresa Isenini, e cila e ka pranuar se shkolla është në gjendje katastrofe, megjithatë edhe përskaj kësaj, Ministria e Arsimit, ka refuzuar dërgojë ekip për ta rregulluar çështjet para se të mbarojnë zgjedhjet.

“Gjendja është katastrofë. Sot me mëngjes kam kontaktuar me të Ministrisë së Arsimit, kërkova që të vijë ndonjë ekip që të bëjë diçka, por ata thanë se para zgjedhjeve kurrgjë nuk mund të bëhet. Kam biseduar edhe me Sektorin për Arsim të Komunës së Tetovës dhe ata më thanë se kanë biseduar me kryetaren, Teuta Arifi. Ministria ka thënë se Komisioni për Antikorrupsion, nuk i lejon që kurrgjë të ndërmerret. Tash unë e kam bërë alarmante çështja ngelet tek ata. Për shkaqe sigurie, zhvillimin e mësimit do ta ndërpresë në katin lartë”, shprehet për Portalb, Iseini.

Nga ana tjetër, para dy javëve, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, tha se kanë dërguar ekspertë që ta verifikojnë gjendjen e shkollës.

“Domethënë, pas tërmetit ne kemi dërguar në shkollën “Liria” ekspertë që të mund të verifikojnë gjendjen e shkollës dhe për vitin e ardhshëm janë ndarë mjete, të cilat mund t’i shfrytëzojë shkolla për ndërtimin e çatisë”, deklaroi Lutfiu.

Përndryshe, “Liria” është një ndër shkollat më të suksesshme të Tetovës me nxënës cilësor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button