Tërmet në afërsi të një terminali të naftës në Oklahoma

Tërmet me një intensitet prej pesë ballësh sipas shkallës së Rihterit sot e goditi rajonin në afërsi të terminalit të madh të naftës në shtetin federal amerikan Oklahoma.

Gjatë tërmetit janë dëmtuar disa ndërtesa, prej nga janë evakuuar të gjithë banorët.

Epiqendra e tërmetit ndodhej në 3,2 kilometra në perëndim të Kushingut, qytet me rreth 8.000 banorë, i cili është qendër e rëndësishme petrokimike dhe vend i rëndësishëm për dërgesë të naftës.

Tani për tani nuk ka informata për persona të lënduar, as për dëmtim ndaj infrastrukturës së naftës.

Autoritetet lokale njoftuan se një pjesë e qytetit Kushing është evakuuar për shkak të derdhjes së gazit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button