Kremlin: Rusia nuk ka të drejtë dhe nuk planifikon të përzihet në zgjedhjet amerikane

Rusia nuk ka plane, e as të drejtë të përzihet në zgjedhjet amerikane, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

“Nuk kemi të drejtë, as qëllim të përzihemi në procesin zgjedhor amerikan. Atje kanë shumë probleme dhe pa neve”, ka vërejtur pres sekretari i presidentit rus në koment me rastin e deklaratës së kandidatit presidencial republikan Donald Tramp – për falsifikime të mundshme zgjedhore.

Siç lajmëroi TASS, Peskov theksoi se problemi rreth luftës me mashtrimet zgjedhore janë “punë e brendshme e SHBA-së.

Paraprakisht, Tramp shkaktoi edhe një skandal në SHBA, duke deklaruar se në zgjedhjet mund të humb nga Klinton, vetëm nëse ka falsifikime masive. Miliarderi në asnjë mënyrë nuk i sqaroi pohimet e tij, por e quajti “shokues” faktin që ligjet në shtetin Pensilvania nuk i obligojnë votuesit që të tregojnë dokument për identifikim para se të votojnë.

Në 33 nga gjithsej 50 shtete të SHBA-së zbatohet procedurë identike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button