Milicët kurdë filluan me sulme për çlirimin e qytetit irakian Bashika

Milicët kurdë peshmerga ndërmorën sot sulme ndaj qytetit irakian Bashika që është nën kontroll të SHI-së, dy javë pasi e rrethuan.

Komandanti i peshmergëve Xhamal Imnaki deklaroi se forcat kurde janë deri në qendrën e qytetit të përkrahur nga ajri nga koalicioni antixhihadist.

Bashika gjendet rreth 13 kilometra  në verilindje nga qarqet lindore të Mosulit të cilët para dy ditëve ishin sulmuar nga grupe të caktuara elite për luftë me terrorizmin, dhe nën komandë të Bagdadit.

Kryeministri irakian Hajder al Abadi e vizitoi të shtunën liderin kurd Masud Barzani në Erbil që është shenjë se janë ngrohur marrëdhëniet  mes Bagdadit dhe kurdëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button