Me vranësira dhe erë

Në Maqedoni sot paradite moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Në pjesët lindore do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen, ndërsa era do ta ndërrojë drejtimin në veriperëndomor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri në tetë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 14 gradë.

Në Shkup moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me erë të dobët veriperëndomore.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 12 gradë

Lajme të ngjashme

Back to top button