Ja çfarë thotë Muhiq për kandidaturën e tij për deputet

Profesori universitar Ferid Muhiq për “Meta” ka deklaruar se Zoran Zaev e ka ftuar që të jetë në listë për deputet. “Unë kërkova vetëm që të mbetem i pavarur”, tha Muhiq, transmeton Portalb.

Kandidatura e Muhiq ka ngjallur shumë reagime në opinion.

“Shpesh marr përkrahje nga Shkupi, Tetova, Manastiri, Dibra dhe Ohrit, … kam dëgjuar se ka pasur reagime pas kandidaturës time, por unë askujt nuk ia solla në pikëpyetje integritetin, kështu që as ata nuk mund ta prishin integritetin tim”, theksoi Muhiq.

Në pyetjen se a e ka ndryshuar mendimin për abortusin, ai thotë se ende e mban të njëjtin qëndrim.

“Unë mund të them se ato që e mendojnë të kundërtën janë vrasës të fëmijëve. Nuk mund aq lehtë të ndryshohet qëndrimi”, tha Muhiq.

LSDM dje ka publikuar listat për deputetë, ku gjenden edhe aktivistë qytetar edhe profesor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button