VMRO-DPMNE me oferta korruptive ndaj anëtarëve të LD-së

VMRO-DPMNE po bën presione të koordinuara ndaj anëtarëve të Lidhjes Demokratike, njoftoi sot sekretarja e përgjithshme e kësaj partie, Verica Filipovska.

Sipas saj  partia në pushtet ka ofruar oferta korruptive për punësim me qëllim që anëtarët e Lidhjes Demokratike të kalojnë në partinë e tyre. E kjo ka ndodhur në shumë qytete si në Prilep, Shtip dhe Shkup.

Nga Lidhja Demokratike theksuan se për presionet e tilla do të jenë të njoftuara edhe Ministria e Punëve të Brendshme, KSHZ,OSBE,ODIHR si dhe përfaqësitë diplomatike.

Nga Lidhja Demokratike thanë se nuk kanë informacione se a ka pas kësi lloj presionesh edhe në partitë e tjera nga koalicioni për ‘’Ndryshime dhe Drejtësi’’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button