Protestë e mjekëve të SPQ “8 Shtatori”, kërkuan respektimin e mantelit të bardhë

Mjekët e Spitalit të përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” sot protestuan para spitalit që të shprehin revoltë nga incidenti i cili ndodhi të premten kur familjarët dhe miqtë e një personi i cili e humbi jetën e demoluan Qendrën Emergjente të këtij institucioni publik shtetëror.

Drejtori i SPQ “8 Shtatori”, Sasho Stojçev, i cili e mbështeti protestën, deklaroi se kërkojnë që të respektohet manteli i bardhë.

“Nuk mundet gjithsecili t’u kanoset mjekëve dhe t’i ofendojë ata. Kjo dukuri po bëhet e padurueshme. Nga dita në ditë gjithnjë e më keq”, tha Stojçev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button