Kumanovë: Merr flakë një barakë afër Tregut të gjelbërt

Mbrëmë pas orës 23.00 tek Tregu i gjelbër në Kumanovë , ka shpërthyer një zjarr.

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një barakë të Ndërmarrjes së prodhimit të bukës dhe prodhimeve tjera të brumit “Zlaten Kllas”.

Falë intervenimit të shpejt të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar shpejt, njëherit duke penguar përhapjen edhe në kompleksin e dyqaneve që ishin ngjitur me barakën.

Ky është zjarri i dytë i shkaktuar brenda vetëm pak ditësh në këtë rrugë në pjesën qendrore të qytetit të Kumanovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button