Liria e Prishtina luajtën ndeshjen e parë në “Shaban Tërstena” (Foto)

Në kuadër të karvanin festiv për ndër të 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mbrëmë në mënyrë solemne u bë hapja e palestrës sportive “Shaban Tërstena” në Çair, ndërsa këtë solemnitet e ka përcjellë ndeshja reviale mes KB Liria dhe Sigal Prishtina. 

Palestra e re, do të jetë “çerdhe” e dy ekipeve basketbollistike Liria dhe NBA Shkupi, por edhe e të gjitha shkollave të tjera të basketbollit, në mënyrë që të avancohet edhe ky sport në Komunën e Çairit. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti theksoi se tifozët shqiptarë nuk kanë më nevojë të bredhin në periferi të Shkupit për të përcjellë aktivitetet sportive. 

“Shfrytëzoj rastin të përgëzojë për suksesin e jashtëzakonshëm KB Liria dhe KB NBA Shkupi sepse ata janë fitues të vërtet të Kupës së Maqedonisë, ata janë fitues moral. Me këtë ndeshje miqësore ndërmjet Lirisë dhe Prishtinës në mënyre dinjitoze do të fillojmë të përdorim këtë palestër sportive në vigjilje të festës së madhe të shqiptarëve, të 6 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë, ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, theksoi se kur flet basketbolli ose sporti në përgjithësi , atëherë duhet të heshtin politikanët.  “Kur flitni ju kur flet sporti dhe basketbolli, ne duhet te heshtim. Ju faleminderit juve, falenderojë Sigalin  nga Prishtina dhe Lirinë dhe gjithe juve që bëni këtë atmosferë kaq impozante dhe i jepni kuptim  festës së pavarisisë  sonë. Urime edhe juve.”

Nikoqiri i kësaj mbrëmje, kryetari i KB liria, Zekirija Idrizi u shpreh i kënaqur që atij dhe klubit Liria i takoi nderi të bëjnë hapjen e manifestimi në kuadër të përvjetorit të Republikës së Kosovës. Nën hije të kësaj ndeshje më shumë se miqësore dhe hapjes së sallës së re sportive Shaban Tërstena, ndeshja Liria – Sigal Prishtina ka përfunduar me rezultat 86:94 për mysafirët. / Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button