Zbulohet statuja e rrallë e Apolonit

E humbur prej shekujsh, një statujë e lashtë dhe e rrallë e Apolonit, njërit prej zotave të grekëve të lashtë, është nxjerrë nga fundi i detit në rripin e Gazës.

Ka qenë një peshkatar ai që zbuloi statujën prej bronzi në fundin e detit. Sipas mediave lokale, peshkatari e e gjeti statujën e Apolonit që në muajin gusht. 

Pasi e nxori nga fundi i detit, peshkatari ia ngarkoi gomarit të tij statujën, që peshon 500 kg dhe e dërgoi në shtëpi pa e ditur rëndësinë e zbulimit të tij. 

Mirëpo, me kalimin e muajve, peshkatari u ndërgjegjësua për rëndësinë e zbulimit të tij dhe statuja e Apolonit doli më pas në shitje në eBay për një çmim prej 500 mijë dollarësh. 

Menjëherë pas kësaj, policia e sekuestroi statujën e Apolonit dhe ajo gjendet tashmë në një nga komisariatet e policisë së Gazas. Ndërsa arkeologët, nuk kanë patur asnjë mundësi që ta studiojnë statujën e Apolonit, por vetëm mundën të bëjnë disa foto./Shekulli

https://i2.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images19/statuja.jpg?resize=692%2C519

https://i2.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images19/statuja3.jpg?resize=695%2C521

Lajme të ngjashme

Back to top button