Sela del i pari në njësinë gjashtë, Qufa te njëshi, ja dhe emrat tjerë

Ziadin Sela do të jetë bartës liste në Njësinë e gjashtë zgjedhore së bashku me Menduh Thaçin e PDSH-së, Ali Ahmetin e BDI-së dhe Bilall Kasamin e Lëvizjes BESA, ndërsa në Njësinë e parë zgjedhore, Kuvendi qendror i LR-PDSH-së ka vendosur që i pari në listë të jetë nënkryetar i UNITETI-t, Zulfi Adili – Qufa, ish deputet i BDI-së.
Pak çaste më parë, Kuvendi qendror i LR-PDSH-së ka miratuar unanimisht listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 dhjetorit, transmeton gazeta KOHA.

Sipas marrëveshjes me UNITETI-n e Gëzim Ostrenit dhe RDK-në e Vesel Memedit, në Njësinë e pestë zgjedhore bartës liste do të jetë Syrja Rushiti i LR-PDSH, i pasuar nga Remzi Memedi. Në Njësinë e parë, pas Zulfi Adilit, i dyti në listë është dr.Arben Taravari. Bartësi në Njësinë e dytë zgjedhore I ka takuar LR-PDSH-së, ndërsa pas Selës në Njësinë e gjashtë zgjedhore, i dyti do të jetë Vesel Memedi, pason Arta Toçi, Agon Ferati…

Njësia 1 –
1.Zulfi Adili (Uniteti)
2.Arben Taravari (LR-PDSH)

Njësia 2 –
1.LR-PDSH
2.Uniteti
(Mbeten të hapura opsionet)

Njësia 3 –

Njësia 5
1.Syrja Rushiti
2.Remzi Memedi

Njësia 6
1.Ziadin Sela
2.Vesel Memedi
3.Arta Toçi
4.Agon Ferati
5. e hapur
6. Afërdita Hamza
7. e hapur
8.Ibrahim Kolari 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button