Zv.ministri Andonov kërkon dorëheqje nga ministri Spasovski

Zëvendsministri i punëve të brendshme, Oliver Andonov kërkoi dorëheqjen e ministrit Oliver Spasovskit për atë sic tha ka gënjyer për rastin me aksidentin që ndodhi të premten mbrëma, ku protagonistë ishte zëvendësministri për punë dhe politikë sociale, Dime Spasov.

“Së pari Spasovski po manipulon me opinionin,  gënjen për ngajrjet në MPB dhe thotë të pavërteta. I shkel rregullat dhe ligjet duke vepruar sipas dëshirës, krijon, kurthe kriminale policore për diskreditim personal të funksionerëve të VMRO-DPMNE-së”, tha Andonov.

Ndërkaq,  pas një jave, zëvendësministri  Dime Spasov u paraqit sot në Forumin e Gruas të VMRO-DPMNE-së duke u përshëndetur dhe bërë fotografi me aktivistet  e VMRO-DPME-së.  I pyetur nga televizioni 21 për një deklaratë, Spasov, ai nuk deshi të prononcohet.

“Kam thënë atë cfarë kam pasur të them”.

Edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski  në fjalimin e tij në forumin e Gruas tha se ministri Oliver Spasovski  po i bën kurth Dime Spasovit, vetëm që ta diskreditoj atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button