Albafone shpërblen çdo 10-she!

Albafone do t’ju dhurojë 300 denarë mbushje të gjithë studentëve në universitetet e Maqedonisë të cilët marrin notë dhjetëshe në çfarëdo provim. 

Kjo është një fushatë e cila synon të nxisë arsimin drejt një cilësie dhe standarti më të lartë. 
Albafone beson tek brezi i ri, dhe prandaj vendosi që t’i shpërblejë, pa përjashtim, të gjithë ato mendje të reja që nesër do të kontribuojnë me dijen e tyre për të gjithë ne në shoqëri.

“Misioni ynë është që të mbështesim vlerat dhe së bashku të ndërtojmë një shoqëri të zhvilluar. Vetëm duke mbështetur më të mirët, vetëm duke respektuar arritjet, së bashku do të gëzojmë të gjithë. Arsimi është një fushë ku duhet punuar shumë dhe ne duam të jemi shembull i përkrahjes së kësaj sfere”- thotë Bleta Abdullai, drejtor marketingu në Albafone.

E gjithë çfarë duhet të bëni është të keni numër Albafone,  të merrni vërtetim për notat (indeks), dokument për identifikim dhe me ato ta vizitoni dyqanin e Albafone.  

Për çdo dhjetëshe që keni marrë nga Janari e më tutje, ju përfitoni 300 denarë mbushje, sa më shumë dhjetëshe keni aq më shumë mbushje do të fitoni. Promocioni vlen për të gjithë universitetet.

Lajme të ngjashme

Back to top button