Messi i afrohet Di Stefanos dhe Raulit

Me dy golat kundër Sevillës, Lionel Messi ka konfirmuar rikthimin e formës, duke e ndihmuar ekipin e tij, edhe të rikthehet në krye të La Ligës. Katër herë futbollisti më i mirë i botës, me tre golat e fundit, ka arritur në kuotën e 226 golave në La Liga, me çka bëhet futbollisti i katërt më efektiv, i të gjitha kohërave në kampionatin spanjoll.

Këtë kuotë Messi e ka arritur brenda 226 ndeshjeve, ndërsa rrezikon seriozisht rekordin e golave të Alfredo di Stefanos e Raulit. Di Stefano ka 227 gola, ndërsa Rauli 228. 

Messi, nuk duket se do ta ketë problem, të mposht ish-dyshen e Realit me gola, pasi është vetëm 26-vjeçar, ndërsa sytë ia ka vënë rekordit, që e mban Telmo Zarra, ish-futbollisti i Athletic Bilbaos, i cili mban rekordin për më së shumti gola në La Liga, gjithsej 251.

Lajme të ngjashme

Back to top button