Odat e Maqedonisë dhe Shqipërisë do t’i promovojnë mundësitë për investime

Oda ekonomike e Maqedonisë dhe Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, në organizim të Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit të Republikës së Maqedonisë (AIHPE), sot në Shkup do të kenë takim me delegacionin e odave ekonomike, asociacioneve dhe shoqatave të Shqipërisë.

Në takim do të prezantohen mundësitë për bashkëpunim në sferën e bujqësisë, industrisë ushqimore, tregtisë dhe turizmit, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit të ndërsjelltë të kompanive nga të dy shtetet.

Do të bëhet fjalë edhe për intensifikimin e këmbimit tregtar dhe nxitjes së eksportit të prodhimeve dhe shërbimeve të Maqedonisë, inicimin e mundësive të reja për shfaqje të përbashkët në tregjet e treta dhe promovim të mundësive për investime në të dy vendet.

Lajme të ngjashme

Back to top button