Maqedonia pret përsëritje të rekomandimit të kushtëzuar nga KE-ja

Maqedonia pret që të përsëritet rekomandimi i kushtëzuar për fillimin e negociatave me BE-në në raportin e Komisionit Evropian i cili duhet të publikohet më 9 nëntor. Kyçe për proceset eurointegruese të vendit do të jenë zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor të cilat duhet të zbatohen në mënyrë të përpiktë.

Siç theksoi në takimin e sotëm me gazetarët zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Arbër Ademi, marrëveshjen politike nga 20 korriku dhe vlerësimi nga 31 gushti i liderëve të katër partive më të mëdha politike se janë përmbushur parakushtet themelore për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të jenë elemente kyçe të cilat ndikojnë në formulimin e rekomandimit.

“Sipas njohurive tona, Maqedonia do ta mbajë rekomandimin, po ai do të jetë i kushtëzuar. Kushti është organizimi i zgjedhjeve korrekte, demokratike dhe të besueshme rezultati i të cilave do të pranohet gjerësisht prej të gjitha partive politike në vend, por edhe prej miqve tanë nga bashkësinë ndërkombëtare. Besoj se reagimet fillestare do të jenë në këtë drejtim se kemi arritur hap pozitiv me faktin që Maqedonia për herë të dytë merr rekomandim të kushtëzuar. Por, duke marrë parasysh rrethanat, mbajtja e rekomandimi është shumë  i rëndësishëm. Ky do të jetë vërtetim për perspektivën tonë evropiane”, tha Ademi.

Duke pasur parasysh ndryshimin e dinamikës së publikimit të raporteve, gjegjësisht se raporti i ardhshëm për progresin në eurointegrimet e vendit nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia, do të ndodhë në pranverë të vitit 2018, zëvendëskryeministri Ademi shprehu bindjen se mbajtja e rekomandimit madje edhe i kushtëzuar, do të jetë stimulin i mjaftueshëm, që vendi të vazhdojë me proceset reformuese, që të rrumbullaksohen një pjesë e reformave të cilat veçmë kanë filluar dhe të  vazhdohet në mënyrë më dinamike procesi euroinetgrues.

Në pjesën e kritereve politike pret të ketë vërejtje posaçërisht në sferat të cilat janë të përfshira me prioritete urgjente reformuese. Në këtë drejtim në periudhën e ardhshme, theksoi duhet edhe më shumë përqendrimi të vendoset në implementimin e asaj që është paraparë në prioritetet e ardhshme reformuese.

Ai theksoi se në kushte të krizës politike në të cilën gjendemi, më shumë se një vit e gjysmë dhe në të cilin ende jemi, në kushte të pasigurisë të mbajtjes së zgjedhjeve të cilat dy herë u anuluan, në kushte të pasigurisë në punën e Kuvendit dhe institucioneve të tjera shtetërore, nuk mund të zbatohen reforma më të thella për të cilat nevojiten dialog i gjerë politik dhe shoqëror, ndërsa për disa reforma edhe konsensus më të gjerë.

“Raportin e shoh si vlerësim objektiv dhe real për gjendjen në të cilën ndodhemi. Presim se do të notohen të gjitha aspektet pozitive, të gjitha arritjet tona gjatë periudhës së kaluar, por do të ketë edhe vërejtje dhe rekomandime për aktivitetet në të cilat duhet të fokusohemi në periudhën e ardhshme prej një viti – një vit e gjysmë, varësisht nga dinamika e publikimit të raporteve”, tha Ademi.

Theksoi se raporti është dokument kyç, i cili paraqet bazë për definimin e aktiviteteve reformuese, por edhe për revizion të programit nacional për harmonizim me legjislaturën e BE-së.

Në pyetjen e gazetarëve, nëse është e mundur të na merret rekomandimi nëse zgjedhjet nuk janë të mira, Ademi theksoi se beson që të gjithë faktorët politik dhe shoqëror në periudhën në vijim do të sillen me përgjegjësi sepse janë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për ardhmërinë e vendit.

Lidhur me rolin e PSP-së, ai theksoi se ky institucion ka detyrë kyçe ta kthejë besimin e qytetarëve në drejtësi, ndërsa formimi i saj ishte mbështetur nga të gjitha partitë politike. “Obligim i secilës parti politike dhe çdo institucioni është t’i jepet mbështetje PSP-së. Besoj se kjo do të ektë sukses për ta kryer punën për të cilën është formuar”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.

Duke pasur parasysh se mbajtja e zgjedhjeve pothuajse koincidon me takimin e Këshillit të BE-së, pritet vlerësimi për zgjedhjet të ndikojë në konkludimet e vendit. Më 13 dhjetor duhet të mbahet Këshilli për punë të përgjithshme i BE-së në të cilin do të shqyrtohen raportet e përfshira me procesin e zgjerimit.

Nëse zgjedhjet kalojnë siç duhet dhe nuk ka kurrfarë vërejtjesh nga ana e KE-së dhe OSBE-së që raporti preliminar duhet ta japë më 12 dhjetor, kjo drejtpërdrejtë do të ndikojë në fjalorin me të cilin do të definohen konkludimet nga ana e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së. Në SÇE presin për shumë nga elementet në raport definicionet të jenë të gatsjme që më 9 nëntor, por për përfundimin final, përkatësisht për rekomandimin në raport me rëndësi është që zgjedhjet të kalojnë pothuajse në mënyrë ideale. Kjo është puna kyçe. Nëse zgjedhjet kanë mangësi të caktuara, ka shumë gjasa që raporti me konkludimet për Maqedoninë të shqyrtohen edhe më 14 dhe 15 dhjetor në tkaimin e Këshillit për punë të përgjithshme dhe për punë të jashtme dhe në bazë të këtyre diskutimeve më 15 dhe 16 Këshilli evropian mund vetëm të konstatojë konkludime nëse është gjithçka në rregull apo mund të diskutohet për vendin nëse ka vërejtje”, thonë nga SÇE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button