Naumov: Në nëntor borxhi publik do të rritet për 12,2 milionë euro

Zëvendësministri plotësues i Financave Kire Naumov sot deklaroi se Ministria e Financave në nëntor vazhdon me rritje të borxhit publik për 12,2 milionë euro të reja.

“Edhe krahas asaj që në periudhën nga 8 nëntori i vitit 2016 deri më 15 nëntor të vitit 2016, për kur është planifikuar huamarrje e re në tregun vendor të kapitalit nuk skadojnë borxhe për kthim, ministri i Financave në ankandin e letrave vendore me vlerë më 9 nëntor të vitit 2016 kërkon 12,2 milionë euro. Gjegjësisht borxhi publik do të rritet për 12,2 milionë euro të reja”, thotë Naumov në deklaratën me shkrim.

Sipas tij, borxhi publik për shkak të këtij ritmi të huamarrjes i tejkaloi 50 për qind kritike nga BPV-ja, kufi të cilin Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandoi të mos tejkalohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button