Maqedoni, anija rrёmben, deri kur?

Nga vendi me pothuajse dy milionё banorё, vetёm vitin e kaluar mё shumё se 24.000 shtetas e kanё lёshuar atdheun nё gjurmim tё jetёs mё tё mirё nё Gjermani, kurse gati gjysma e tyre edhe kanё mbetur nё atё shtet.

Ky ёshtё lajmi qё paradokohe edhe njё herё e konfirmoi tё vёrtetёn e dhimbshme, se Maqedonasit masovikisht e lёshojnё vendin e tyre.

Maqedonia dita ditёs po zbrazet mё shumё. Maqedonia po vjetёrsohet, dhe ka 25 vite pavarёsi, kurse gjysёm milion qytetarё janё pёrzёnё nga vendi pёr shkak mungesёs sё perspektivёs, papunёsisё, qёndrimit tё ndryshёm politik ose pёr shkak tё dёshpёrimit se kёtu nuk ka ardhmёri.

Nё kёtё shtet evropian, sipas Dojçe Vele, jetojnё 100.000 shtetas tё Maqedonisё, por faktin mё tё tmerrshёm qё shfaqin kёto numra ёshtё pёrforcimi i trendit tё shpёrnguljes masovike nga Maqedonia drejt Gjermanisё.

Larg nga Maqedonia strehimin e tyre jetёsor mё sё shumti e kёrkojnё njerёzit tё moshёs ndёrmjet 20 deri 45 vjet, pikёrisht nё kohёn kur janё mё frytdhёnёs.

Profesoresha e Fakultetit juridik dhe grushti goditёs i propagandёs sё regjimit, Tatjana Karakamisheva, nё njёrёn prej kolumnave tё saj nё „Dnevnik“ u pёrpoq ti hedh publikut „spec nё sy“ me tezёn, bazuar nё „mostёr reprezentuese “ prej tridhjetё tё shpёrngulurve, se motivet kryesore tё shpёrnguljeve tё tyre, nuk janё varfёria, ose mungesa e perspektivёs ekonomike dhe politike, por – dashuria e pakthyer!?

„Nё numrin mё tё madh tё rasteve bёhet fjalё pёr pikёllim pёr dashuri tё pakthyer ose tё dhimshme, dhe se zgjidhjen kanё vendosur ta kёrkojnё nё ikjen sa mё larg partnerit, me mendimin se, nёse janё mё larg vendit ku gjithçka ju kujton atё, mё lehtё do ju shkon me harrimin e atij rasti“, shkruan Karakamisheva, pёr neveri tё pjesёs menduese tё opinionit.

Dhe, çka mendoni, vallё tё rinjtё ikin jashtё vendit tё kёrkojnё dashuri ose, bukё?! A thua tё rinjtё nё valixhet e tyre e paketuan edhe dashurinё e pakthyer dhe anija u nis…

Hulumtimi i Forumit arsimor tё tё rinjve, tё pёrpunuar nё mostёr mё tё madhe reprezentuese nga ai i Karakamishevёs, nga ana e tjetёr, tregojnё se problemet mё tё mёdha pёr tё rinjtё janё papunёsia dhe situata e keqe ekonomike.

Kemi të drejtë në punë pa mitmarrje dhe pa librezë të partisë

Pёr fat tё keq, e vёrteta ёshtё se tё rinjtё ikin nga shtёpia qё tё kёrkojnё ardhmёri mё tё mirё jashtё nga Maqedonia.

Arsyet kryesore se pse mijёra njerёz tё rinjё nё vit e lёshojnё vendin janё paratё, arsimi mё i mirё, puna mё mirё e paguar, shёndetёsia mё e mirё… Njerёzit e rinjё pёr shkak se nuk kanё mundёsi pёr punёsim, u bёnё tё varur nga buxheti familjar dhe nuk mund tё krijojnё jetё personale, por nuk duan, por edhe nuk munden tё „shtrihen“ nё kurrizin e prindёrve tё tyre, mё shpesh pensionistё.

Nё vitet e fundit edhe politika edhe mё shumё i pёrzё tё rinjtё jashtё vendit. Gjysma e tyre thojnё se frigohen tё shpallin qёndrimin e tyre politik, sёpaku edhe nё Fejsbuk. I kanё ndjerё etiketimet dhe problemet vetёm se kanё qёndrim tё ndryshёm, edhe pse Maqedonia, sipas Kushtetutёs, duhet tё jetё pluraliste, shtet demokratik ku ёshtё garantuar liria e mendimit, tё folurit dhe bindja.

Por, derisa Karakamisheva analizon, kurse pushteti afirmohet me sukseset dhe veprat e tij, institucionet shtetёrore heshtin pёr ekzodin e shtetasve maqedonas. Por, Banka botёrore dhe Eurostati evidentojnё me pedanteri.

Frapante janё tё dhёnat nga raporti i fundit i Bankёs botёrore pёr shpёrnguljen tё shpallur pёr vitin 2010 dhe tё shёrbimit pёr statistikё tё BE-sё, Eusrostat, e cila disponon me tё dhёna pёr periudhёn prej viti 1998 deri 2012, kurse nё katёr vitet e fundit. tё cilёt ende nuk janё tё hulumtuara, sigurisht kёto tё dhёna do tё hyjnё edhe nё zonёn fatale tё zhdukjes sё qetё por masovike tё popullit nga ky vend.

Shumё mё shumё te rinjё nga Maqedonia po i bёjnё gati valixhet

Sipas Bankёs botёrore, 447.000 njerёz janё shpёrngulur nga vendi, pёrfundimisht me vitin 2010, sipas sё cilёs Maqedonia hyn nё grupin e vendeve me mё shumё emigrantё, krahasuar me numrin total tё banorёve. Vendi ёshtё ranguar nё vendin e 23-tё nё grupin prej 25 vendeve me mё shumё emigrantё, respektivisht me21,9 pёrqind emigrantё tё popullsisё sё pёrgjithshme.

VMRO-DPMNE-ja vitin e kaluar u pёrpoq tё imponojё tezёn se migracioni ёshtё problem global, dhe se largimi nga shteti nё mёnyrё evidente po reduktohet, sepse nё Maqedoni nё vitet e fundit ishin hapur mbi 100.000 vende tё reja tё punёs!

Mё shumё se 230.000 qytetarё tё Maqedonisё nga viti 1998 deri nё vitin 2012 janё shpёrngulur nga Maqedonia nё Bashkimin Evropian dhe nё SHBA, tregojnё tё dhёnat e Eurostatit. Kjo ёshtё mё shumё se 10 pёrqind tё popullsisё sё vendit.

Alarmin e kuq nё mёnyrё plotёsuese e nxeh edhe e dhёna se 16 pёrqind tё qytetarёve qё kanё migruar jashtё vendit nё vitin 2012, vazhdimisht ose pёrkohёsisht, janё tё rinjё, kurse nga to – 12 pёrqind janё me arsim tё lartё. Maqedonia dita ditёs e mё shumё po zbrazet, Maqedonia po vjetёrsohet, kurse „ka“ gati 25 vjet.

Burimi: “Ne vendosiim“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button