Fajon: PSP-së i duhen kushte dhe kohë

Unë shpreha përkrahjen time ndaj PSP-së. Mendoj se është PSP-së i duhet kohë dhe kushte për punë të pavarur. Procedurat po zgjasin dhe unë pash shumë obstruksione. Kështu është shprehur deputetja e Parlamentit Europian Tanja Fajon dhe zv/koordinatore e grupit Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve, raporton Portalb.mk.

Fajon sot ka qenë pjesë e debatit “Zëshëm për drejtësi sociale” organizuar nga Institutit Progres për demokraci sociale, ku të pranishëm kanë qenë edhe deputetë tjerë nga Parlamenti Europian si Knut Flenkenshtajn nga Gjermania dhe Evin Incir nga Suedia.

Sasho Dodovski kryetar i Institutit Progres për demokraci sociale foli për rëndësinë e debatit në këtë temë.

“Me prezantimin ekspertëve do të tentojmë të kontribuojmë në temat që do të trajtohen duke dhënë vizionin tonë. Deputetët nga Europa do t’i paraqesin përvojat e tyre, me qëllim që ne t’i aplikojmë në Maqedoni”, theksoi Dodovski.

Klementina Ilijevska, Zllatko Talevski, Teodora Talevski, Goran Trajkov dhe Stefan Bogoev kanë prezantuar ide dhe vizione që të inkurajojnë të rinjtë që të kontribuojnë në Maqedoni për të mos migruar./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button