Për banorët e Maqedonisë, Trump më i mirë se Clinton

Kur e gjithë bota do të votonte për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump do të ishte fitues i padyshimtë. Këtë e tregojnë rezultatet në ueb faqen “worldwide.vote”, e cila mundëson votimin për Trump ose për Clinton, transmeton Portalb.mk.

Në bazë të rezultateve republikani Trump ka 376 417 vota më shumë se Hillary Clinton, ose 12%.

Në këtë anketë 89% e votuesve nga Maqedonia kanë votuar për Trump.

Trump e kanë përkrahur edhe 92% nga Serbia, 84% në Mal të Zi, 82% në B&H, 80% në Kroaci, 75% në Slloveni dhe 66% në Shqipëri, transmeton Portalb.

Sipas të dhënave në ueb, Trump edhe te amerikanët ka përkrahje më të madhe, 53% për Trump, 47% për Clinton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button