Në “La Liga” gjithçka nga fillimi

Barcelona e ka mposhtur Sevillën me rezultat 4:1 për të bërë La Ligën me tre lider me pikë të barabarta. Lionel Messi ka qenë heroi i Barcës duke iu rikthyer golave. Ndeshja u zhvillua në një terren të vështirësuar me shi.

Sevilla shënoi e para në këtë ndeshje kur Moreno në minutën e 15 kaloi në epërsi vendasit. Sanchez në minutën e 34 barazoi në 1:1 pas një asisti të bukur nga Messi. Për epërsinë e Barcës shënoi Messi një gol të bukur në fund të pjesës së parë.

I njëjti lojtar qetësoi Barcelonën kur në minutën e 56 shënoi për 3:1. Fabregas pak minuta pas inkuadrimit në lojë shënoi për 4:1 në minutën e 88.

Barcelona është lidere në La Liga falë golavarazhit më të mirë se Athletico Madrid e Barcelonë që renditen në pozitat 2:3.

Lajme të ngjashme

Back to top button