Kina lëshon në hapësirë raketën “Marshimi i Gjatë -5”

Kina lëshon raketën transportuese të gjeneratës së re të emërtuar “Marshimi i Gjatë -5” (Long March), raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Xinhua ka njoftuar se nga qendra hapësinore e lëshimit Vınçang në rajonin Haynan të vendit është lëshuar raketa e emërtuar “Marshimi i Gjatë -5” e cila ka kapacitetin më të madh të mbartjes së ngarkesës deri më sot.

Raketa e lëshuar në orën 20.43 me orën lokale ka një diametër 5 metra dhe është afërsisht dy herë më e madhe se raketat e tjera të lëshuara më parë.

Ndër të tjera bëhet e ditur se raketa me qëllim testimi ka një kapacitet mbartës prej 25 tonë ngarkesë dhe krahas kësaj për shkak të madhësisë ndaj saj përdoret edhe shprehja “E shëndosha-5”.

Që nga lëshimi i parë në vitin 1970 i raketës “Marshimi i Gjatë -5” e deri tani Kina ka lëshuar mbi 230 të tilla.

Raketa do të përdoret në misionet e Kinës për zbulim në Hënë dhe në Mars si dhe për dërgimin e stacionit kryesorë hapësinor 20 tonësh në vitin 2022.

Zhvillimi i raketës “Marshimi i Gjatë -5” e cila nisi të prodhohej në 1986 u ndërpre për arsye të ndryshme, ku dhe për këtë arsye më parë është lëshuar edhe raketa “Marshimi i Gjatë -7”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button