Autoritetet serbe kanë liruar nga burgu edhe shtetasin tjetër kosovar, Hilmi Kelmendi

Pas lirimit të drejtorit të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi, autoritetet serbe sot kanë liruar nga burgu edhe shtetasin tjetër kosovar, Hilmi Kelmendin, raporton Anadolu Agency (AA).

Hilmi Kelmendi ishte arrestuar të premten e kaluar në Beograd me akuza se ka kryer krime lufte. Ndërkaq sot mediat vendase bëjnë të ditur se zëdhënësi i MPJ-së, Bashmir Xhemaj ka konfirmuar që edhe Hilmi Kelmendi është liruar nga burgu dhe që aı pritet të kthehet në Kosovë gjatë orëve të mbrëmjes.

Kurse ditë më parë edhe nënkolonel Thaçi ishte liruar nga autoritetet serbe, pasi që ishte ndërprerë ndjekja ndaj tij nga organet gjyqësore të Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button