Arsovska: Kompanive u nevojiten stabilitet politik dhe institucione stabile

 Në Republikën e Maqedonisë të bëhet biznes nuk është e lehtë. Ka shumë sfida, por kompanive u është e nevojshme para së gjithash stabilitet politik dhe institucione stabile, deklaroi sot kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Danella Arsovska, njofton MIA.

Në ndarjen e mirënjohjeve “Monedha e Artë” të cilat për herë të parë iu ndahen kompanive të suksesshme të Maqedonisë, Arsovska tha se edhe krahas krizës në të cilën gjendet shteti, kompanitë gjejnë mënyra si ta rrisin numrin e punësimeve dhe t’i zgjerojnë kapacitetet e tyre.

Ajo shpreson se në fillim të të vitit të ardhshëm do të shqyrtohen dhe realizohen seria e masave që biznes bashkësia çdo vit ua propozon inestitucioneve kompetente me qëllim të përmirësihet klima e biznesit në shtet.

Në akademinë e sotme solemne, që u mbajt në Operën dhe baletin e Maqedonisë, mori pjesë edhe ministri i Financave Kiril Minoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button