Pas dy orëve, Mijallkov largohet nga Gjykata (FOTO)

Ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, pas dy orëve, ka shkuar nga Gjykata Penale, në të cilën sot është dashur të jep dëshmi për rastin në cilësinë e të dyshuarit në rastin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Arka”.

Ekipet e gazetarëve, nuk kanë mundur që t’i marrin deklaratë ish shefit të policisë sekrete, pasi që ka dalë nga hyrja e cila ka qenë e siguruar nga dy policë të njësitit special, të cilët paraprakisht janë vendosur aty për shkak se njëkohësisht është mbajtur edhe seanca e Grupit të Kumanovës.

Gjatë ditës, ose më së voni nesër, gjykatësi i procedurë paraprake duhet ta kumtojë vendimin në lidhje me kërkesat e PSP-së, për masë kujdesi ndaj Mijallkovit dhe dy të dyshuarve tjerë.

 

Edhe pse procedura hetimore për “Arka” ka qenë e hapur nga fundi i shtatorit, tre të dyshuarit, madje sot do të dëgjohen nga gjykatësi në procedurë paraprake pasi që PSP ka kërkuar ndërrim të gjykatëses kompetente për këtë lëndë për shkak të ekzistimit të dyshimeve që e njëjta të veprojë me paanshmëri, me arsyetimin se vëllai i bashkëshortit të gjykatëses ka qenë i lidhur me ndërmarrjen “Finzi”, e cila është e përfshirë në rastin “Arka”. Megjithatë Gjykata e Apelit e hodhi poshtë kërkesën e PSP-së.

Sipas PSP-së, të dyshuarit nëpërmjet ndërmarrjes “Finzi”, me të cilën në një periudhë ka udhëhequr tanimë i ndjeri Kosta Kërpaç, ka blerë pajisje për DSK-në dhe e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 862.045 euro. /Portalb

 Sasho MijallkovSasho Mijallkov

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button