Kërçovë, mësohet identiteti i 3 viktimave nga aksidenti i mbëmshëm

Tre persona i humbën jetët në aksidentin e rëndë që mbrëmë në orën 19:10 minuta ndodhi në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë në afërsi të fshatit Bukojçani.

“Nga lëndimet e marra, në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën Halit A. (16), Admir.V (19) dhe Zufer Z.(46) të gjithë nga fshati Kolari, Kërçovë. Vdekja e tyre është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së shpejtë. Në aksidentin janë lënduar Xh.J.(50) nga fshati Bukojçan dhe A.M.(25) nga fshati Zajas”, informon zëdhënësi i SPB-së Ohër, Stefan Dimoski.

Aksidenti, siç sqaroi, ka ndodhur  kur automjeti i markës “Ford Eskort” me targa të Kërçovës, i vozitur nga Zufer Z. tani i ndjerë,  i cili ka qarkulluar nëpërmjet rrugës magjistrale në drejtim nga Gostivari drejt Kërçovës, drejtpërdrejtë është përplasur në rimorkion e traktorit, në të cilën janë bartur dru për zjarr. Në automjetin “Ford Eskort”, bashkëudhëtarë ishin Halit A. dhe Admir V. tani të vdekur.

Nga fuqia e goditjes, traktori i vozitur tani nga i lënduari Xh.J. është shkëputur nga rimorkio ngjitëse dhe ka dalur jashtë rrugës në anën e djathtë. Në traktor si bashkëudhëtar ka qenë edhe tani i lënduari A.M.

Në vendin e aksidentit, është kryer kontroll në prani të prokurorit publik dhe ekipeve policore nga stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor Kërçovë. Pas urdhërit të prokurorit publik, trupit të të ndjerit Zufer.Z sot do t’i bëhet autopsi. Të dy automjetet janë dorëzuar për kontroll shtesë teknik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button