Ja sa e pagoi VMRO-DPMNE-ja kompaninë e piarit për të kontaktuar edhe me Bejlin e Nuland

Komunikime elektronike, biseda telefonike, kërkesa për takime dhe mbledhje, paraqiti kompania Dashl Group si aktivitete të veta të punuara për klientin e saj, VMRO-DPMNE në periudhën nga 1 prilli deri më 30 shtator të këtij viti. Në dokumetin e publikuar më 28 tetor të agjencisë amerikane shtetërore për regjistrim të bashkëpunëtorëve të huaj në Ministrinë e drejtësisë konkretisht është zbuluar se VMRO-DPMNE Dashl Group komunikoi me qeverinë amerikane dhe agjencione si dhe me personalitete tjera dhe organizata tjera të përfshira në qeveri dhe çështje të politikave publike për tema që kanë ndikim në interesat e VMRO-DPMNE-së, njofton REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

bb

Në dokument zbulohen dy fletëpagesë nga VMRO-DPMNE për kompaninë e piarit, Dashl Group në vlerë prej 60 000 dallar. Njërën të realizuar më 19 prill dhe tjetrën më 23 gusht, respektivisht gjithsej 120 000 dollarë. Përfaqësuesi i tyre ishte në vend më 7 shtator dhe për këtë, siç është paraqitur, janë shpenzuar 25 490 dollarë, transmeton Portalb.

Në listën që e ka paraqitur Dashl Group zbulohen mbi 20 kontakte nga më të ndryshmet. Mes të cilave, mbledhje më 6 prill të këtij viti me ambasadorin amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli për temën “Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni”.

Të njëjtën ditë, për të njëjtën temë dhe gjithashtu me Bejlin kompania ka zbuluar se ka pasur edhe bisedë telefonike, kurse atij i është dërguar edhe postë elektronike.

aa

 

Më 31 maj dhe më 7 qershor, i është dërguar porosi elektronike edhe ndihmësit të sekretarit shtetëror të State Departamentit, Hojt Ji.

Më 17 gusht porosi i është dërguar edhe ndihmësit të sekretarit amerikan përgjegjës për çështje evropiane dhe evro-aziatike, Viktorija Nuland. Ajo ishte në Shkup një muaj më parë, respektivisht në qershor të këtij viti, kurse në media nuk ka informata për takime të reja të përfaqësuesve të partisë në pushtet që është mbajtur pas porosisë së dërguar elektronike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button