“Shpigel”: Gjendja në kampet e refugjatëve në Greqi është kritike

Gjendja në qendrat greke të refugjatëve është vlerësuar si “kritike” në revistën gjermane “Shpigel”, ku shtohet edhe se refugjatët janë në paqartësi gjithnjë e më të madhe rreth ardhmërisë së tyre.

Në shkrim ceket se Greqia dhe Evropa duhet t’i përshpejtojnë procedurat për vendosje. Deri më tani në Greqi është bërë pak në atë plan, kështu që situata në ishujt grekë është dëshpëruese.

Kjo i referohet më së shumti faktit që strehimoret e refugjatëve janë të stërmbushura. Shifrat tregojnë se sa është tmerruese gjendja në to. Atje ka 16.000 njerëz, ndërsa kapacitetet janë paraparë për 8.000″, thekson revista.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button