Moti sot në Maqedoni

Moti paradite në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla, ndërsa vetëm në pjesët perëndimore me vranësira mesatare. Gjatë orëve të pasdites do të ketë rritje të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa gjatë natës drejt të premtes dhe të premten pasdite do të ketë reshje të vogla lokale të shiut.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus tre deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej 15 deri në 21 gradë Celsius.

Në Shkup, paradite mot me diell me vranësira të vogla, ndërsa në orët e pasdites vranësira të dukshme. Paradite do të fryejë erë e dobët jugore, e cila gjatë pasdites do ta ndryshojë drejtimin në verior.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit, ndërsa në pjesët juglindore do të ketë kushte për shi lokal.

Nga e hëna nën ndikimin e serisë së valëve të lagështa do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm dhe do të fryejë erë e forcuar jugore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button