IOM: Në Detin Mesdhe këtë vit kanë humbur jetën përafërsisht 4.000 emigrantë dhe refugjatë

Nga fillimi i vitit, në përpjekje ta kalojnë Detin Mesdhe, kanë humbur jetën përafërsisht 4.000 emigrantë, kumtoi sot Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Të dhënat e IOM tregojnë se deri në fund të tetorit nëpërmjet marshrutës së rrezikshme detare, të shfrytëzuar nga njerëzit të cilët duke ikur nga konfliktet luftarake dhe varfëria dërgohen drejt Evropës,  kanë vdekur 3.940 persona.

Komisari i lartë i KB-së për refugjatë javën e kaluar kumtoi se viti 2016 është viti më vdekjeprurës deri tani për emigrantët dhe refugjatët, të cilët e kalojnë Detin Mesdhe.

Sipas të dhënave të KB-së në vitin 2015 në këtë marshrutë detare humbën jetën 3.771 emigrantë.

Numri i viktimave është rritur edhe krahas zvogëlimit të emigrimit drejt Evropës në krahasim me vitin e kaluar. Në 10 muajt e parë të vitit 2015 përmes Detit Mesdhe në Evropë kanë arritur rreth 730.000 emigrantë dhe refugjatë. Në periudhën e njëjtë të vitit 2016 numri i tyre është zvogëluar në 334.000.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button