Derisa të mos e kuptoni veten, nuk do ta gjeni partnerin e duhur

Duke e kërkuar partneren apo partnerin e vërtetë, njerëzit shpesh kanë kritere joreale dhe tepër të ashpra. Kështu në mënyrë të pavetëdijshme zvogëlojnë shanset për të gjetur dashurinë e vërtetë.

Edhe meshkujt, edhe femrat kanë kërkesa të karaktereve të cilat partneri apo partnerja potenciale duhet t’i posedojë. Disa kërkojnë standarde sipërfaqësore dhe në vend të parë vendosin dukjen apo situatën financiare të partnerit apo partneres së mundshme. Të tjerët u kushtojnë më shumë rëndësi që personi që kërkojnë të dijë se çfarë qëndrimi ka ndaj të tjerëve dhe ndaj vetvetes.

Të përbashkëta edhe të meshkujt edhe të femrat janë pritjet joreale nga partnerët potencialë, transmeton Telegrafi. Shanset që të gjejnë atë që kërkojnë janë të vogla, sepse atë që kërkojnë te dikush apo te tjetri nuk mund t’i ofrojnë vetë dhe as që përpiqen të përmirësohen.

Meshkujt shpesh imagjinojnë që partnerja të ketë trup supermodeleje, shprehi të shëndetshme seksuale pastaj qëndrim dhe sjellje prej mbretëreshe, ndërkaq ata vetë nuk kanë asgjë nga këto. Mbase mungesat e tyre do të përpiqen t’i kompensojnë me para. Mirëpo, ai definitivisht nuk është personi të cilin e duan pranë vetes.

Po ashtu ekzistojnë femra të cilat dëshirojnë të kenë mashkull të bukur, me veturë të shtrenjtë i cili do të kujdeset për to. Ajo, me atë rast, nuk është në gjendje të jetë as e gatshme e as e përshtatshme. Pra, kërkon mashkull të vetëdijshëm dhe të pavarur për të cilin ajo do të lidhej.

Kjo mungesë e ashtuquajtur vetëreflektuese nuk mund të sjellë asgjë të mirë, por vetëm shanse të dështuara. Andaj mos kërkoni te tjetri atë që vetë nuk jeni në gjendje ta ofroni. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button