Rektori Gashi jep dorëheqje, protestat vazhdojnë!

Ibrahim Gashi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e rektorit në Universitetin e Prishtinës.

Ai ka thënë se pas protestave dhe lëndimit të disa personave ka vendosur të japë dorëheqje morale nga udhëheqja e UP-së.

“Uroj që dorëheqja ime të jetë fillim i normalizimit të jetës në UP, veçanërisht në Rektorat”, ka thënë Gashi. Ai dorëheqjen e ka cilësuar si një akt moral pas gjendjes së krijuar.

“Asnjë njeri i përgjegjshëm dhe as unë si profesor i Universitetit të Prishtinës dhe rektor qe një vit e gjysmë nuk mund të qëndroj indiferent karshi një presioni të madh psikologjik dhe emocional. Me shpresën se dorëheqje ime do t’i kontribuonte normalizimit të punës në UP dhe me shpresën se protesutuesit do të lënin të qetë që të punoj UP dhe gjitha strukturat e tij, përfshirë edhe komisionet që janë ngritur për t’i adresuar përgjegjësitë eventuale të stafit akademik përfshirë edhe rektorin, po jap dorëheqje të parevokueshme”, ka shtuar ai.

Gashi ka mbështetur vazhdimin e punës për verifikimin e gradave të fituara nga profesorët e UP-së, në mënyrë që Universiteti “Hasan Prishtina” të vazhdojë funksionimin normal. “E di që dorëheqja ime është kërkuar me ngulm nga një grup studentësh të politizuar dhe instrumentalizuar si dhe nga disa përfaqësues të shoqërisë civile dhe nga subjektet të cikatura politike dhe uroj që kërkesat të kenë qenë në funksion të zgjidhjes së problemit të Universiteti të Prishtinës, të cilat kanë qenë ndër vite dhe janë shpërfaqur ditëve të fundit”, ka thënë Gashi./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button