KM Liria është kampion i Maqedonisë

Klubi i Mundjes Liria është kampion i ri i Maqedonisë në mundje në konkurencën ekipore.

Liria mblodhi 34 pikë dhe u ndal në vendin e parë, duke lënë pas nikoqirët dhe organizatorët e turneut, Klubin e Mundjes “Buçim” me 24 pikë dhe Ballkanecin nga Shtipi me 23 pikë.

Jasin Rexhallari dhe Metin Ramdani, nuk kishin konkurencë të denjë deri te vendi i parë, ndërsa Raif Kamberit dhe Besmir Veselit, arritën deri te vendi i dytë.

Gjashtë vendet të treta u rezervuan nga Amir Rexhepi, Isuf Sahitin, Fuat Qailin, Milaim Curin, Ramazan Bakian dhe Bujamin Ebibin.

Lajme të ngjashme

Back to top button