LD: Nuk ka drejtësi për shkak ndikimeve partiake dhe klientalizmit

Një numër i qytetarëve nuk mund t’i realizojnë të drejtat e tyre para gjykatave për shkak ndikimeve partiake dhe klientalizmit, por edhe për shkak taksave të larta për të nisur dhe mbaruar procedurë para gjykatës, kumtoi sot Lidhja Demokratike, transmeton Portalb.

“Për të nisur procedurë për padi, varësisht nga vlera e kontestit, duhet paditësi të paguaj taksë nga 480 deri më 48.000 denarë, duke mos përfshirë harxhimet tjera për noter, ekspertizë dhe avokat. Nëse ankohesh për aktgjykim ose revizion, shuma është dyfish më e madhe që duhet të paguhet (96.000 denarë)”, deklaroi Pavle Trajanov.

Prandaj, me qëllim që qytetarët të mund të realizojnë të drejtat e tyre para gjykatës, Trajanov sugjeron taksa gjyqësore duhet të jetë 100 denarë.

“Gjykatat financohen nga Buxheti i RM-së dhe nuk ka nevojë qytetarët të paguajnë dy herë, një herë nëpërmes taksës dhe për së dyti nëpërmes taksës gjyqësore për ta realizuar ndonjë të drejt para gjykatës”, deklaroi Trajanov./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button